Erjola Cerloj kishte projektuar në mëndjen e saj një kompani të specializuar për prodhimin e pantallonave të cilën e themeloi në prill të 2012. Emri “En-Loris” vjen si një ndërthurje emrash: Eno-Enkeleid-Lola-Risa , të zgjedhur nga familja Cerloj për ti dhënë kuptim, forcë dhe frymëzim këtij biznesi familjar që kapercen kufijte kombëtar.Jane pikerisht keta njerez motivuesit dhe mbeshtetesit e idese per te krijuar nje kompani, ne nje kohe kur kushtet ekonomike financiare ne vend dhe ne bote nuk e favorizonin. Gjate ketyre viteve objektivi i kompanise ka qene te investoje per rritjen e kapaciteti prodhues dhe permiresimin e cilesise per te perthithur kliente te rinj. Komapania ka investuar per zgjerimin e metejshem te saj duke e cuar numrin e punetoreve ne 90. Kapaciteti ditor i prodhimit eshte 400-600 cope te konfeksionuara duke perdoruar makinerite me te specializuara ne treg.
MISIONI
Ne punojmë me përgjegjësi sociale ,për një biznes që rritet vazhdimisht dhe që kontribuon për një jetë më të mirë për punonjësit dhe produkte cilësore, shërbim optimal dhe i përpiktë ndaj klienteve tane.
VIZIONI
Synimi i biznesit është të jetë pjesë e tregut të jashtëm nëpërmjet punës së saj cilësore në prodhimin kryesisht të veshjeve për fëmijë, burra dhe gra.Tregu i synuar është ai i Italisë ku dhe shoqëria ka lidhur kontrata furnizimi për prodhimin e veshjeve me porosi.